Georgia Tennant ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pasi Facebook i fshiu automatikisht nga profili një foto shumë të dashur për të.
Ajo shfaqej në imazhin bardhë e zi duke ushqyer me gji vajzën e saj 8 muajshe duke inkurajuar të gjitha nënat e reja që të bëjnë të njejtën gjë si mënyrë më të shëndetshme për nënën dhe beben.
Facebook e ka fshirë foton e ëmbël pasi e ka cilësuar se ekspozim të tepruar të sekualitetit edhe pse imazhi nuk ka dhe nuk përcjell aspak një mesazh të tillë.
Georgia i është drejtuar personalisht krijuesit të këtij rrjeti social që ta zgjidhë menjëherë këtë problem para se ajo të marrë masa konkrete./tch/