Facebook do të shtojë butonin “Nuk e pëlqej”

E publikuar: 15/09/2015 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook do të ofrojë më në fund një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit- një buton “nuk e pëlqej”. Kompania ka refuzuar deri tani që ta shtojë këtë veçori.

Megjithatë, Mark Zuckerberg njoftoi sot se kompania ka ndryshuar mendje dhe se po punon për krijimin e një butoni “nuk e pëlqej”.

“Njerëzit kanë pritur për butonin “nuk e pëlqej” për shumë vite. Sot është një ditë e veçantë, sepse sot është dita kur mund të them se ne po punojmë me të dhe po tregtojmë me të,” deklaroi Zuck gjatë sesionit Pyetje&Përgjigje të organizuar në selinë e kompanisë në Sunnyvale.

Kompania nuk e ka krijuar një veçori të tillë deri tani për të shmangur konfliktet mes përdoruesve.

“Ne nuk duam ta kthejmë Facebook-un në një forum ku njerëzit votojnë pro ose kundër postimeve të njerëzve në rrjete sociale.”

“Nuk është ky lloji i komunitetit që duam të krijojmë. Nuk keni pse të ndani momente të rëndësishme me të tjerët, dhe dikush “mos të pëlqejë atë”.

“Ne duam vetëm që njerëzit të shprehin ndjenjat e tyre. Jo çdo moment është i bukur,” u shpreh Zuckerberg.