Raportohet se rrjeti social Facebook po përgatitet të padisë në gjykatë Apple me arsyetimin se gjiganti i iPhone po detyron zhvilluesit të ndjekin rregulla të cilat nuk aplikohen për aplikacionet e kompanisë.
Sipas The Information, nëse Facebook vendos të shkojë me këtë padi, pjesë e saj mund të jetë edhe fakti se Apple nuk lejon aplikacione të palëve të treta të përdoren si aplikacione kryesore komunikimi në vend të iMessage.
Rrjeti social pretendon se ndryshimet e ardhshme të Apple në mënyrën e gjurmimit të reklamimit i jep kompanisë një avantazh të padrejtë. Apple thotë se këtë politikë po e implementon për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve.
Padia është e dyta e një rëndësie të tillë pas padisë së Epic Games vitin e kaluar ku kërkonte ndryshimin e praktikave të biznesit të Apple përfshirë këtu komisionet për blerjet.
Madje Facebook kishte premtuar publikimin e dokumenteve të brendshme që mbështetin edhe rastin e Epic. Dy gjigantët e teknologjisë kanë shkëmbyer akuza të vazhdueshme me njëri-tjetrin ndër Facebook e akuzon Apple për standarde të dyfishta.
Nga ana tjetër të dy kompanitë janë nën presion nga autoritetet rregullatorë nga SHBA në Evropë.