Facebook ashpërsoi ditën e djeshme qëndrimin ndaj lajmeve të rreme. Duke filluar nga e Hënja, kompania do të ndalojë ata përdorues që përsërisin shkeljet, dhe faqet që postojnë përmbajtje të cilësuara si të rreme nga reklamimi në platformë.
Lajmi u bë i ditur në blogun zyrtar të kompanisë e cila tha se ndryshime duhet të reduktojnë përhapjen e lajmeve të rreme dhe të bllokojnë të ardhurat për faqet që dezinformojnë.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një komunitet të mirë informuar me Facebook News Feed,” u shpreh një ekzekutiv i kompanisë.
Rrjeti social prej kohësh ka filluar një bashkëpunim me palët e treta të cilat merren me verifikimin e vërtetësisë së informacionit si Snopes apo edhe Associated Press për të identifikuar informacionet e pasakta.
Gjithashtu është e ndaluar të promovohet një përmbajtje e cila është e cilësuar si e rremë. Po në fillim të këtij muaji, rrjeti social solli një tjetër veçori ku përdoruesit poshtë lajmit mund të shikonin titujt kryesor nga publikues të tjerë rreth së njëjtës temë.
Bllokimi i të ardhurave dhe reklamimit pritet ta bëjë më të vështirë për këto faqe të tërheqin audienca më të mëdha. Vlen të theksohet se këto ndalimi nuk janë të përhershme.
Sipas Facebook nëse faqet ndalojnë së publikuari përmbajtje të kontestuara, atëherë mund të fillojnë të reklamojnë dhe gjenerojnë të ardhura nga reklamimi përsëri. /PCWorld Albanian