Nëse jeni të irrituar për faktin se videot tuaja të bukura shfaqen si të mjeta në rrjetin social Facebook, atëherë kemi lajme të mira.
Pasi u shfaqën pak ditë më parë disa video Super HD në platformë, rrjeti social Facebook konfirmoi se është duke testuar ngarkimin e videove 4K 2160p UHD.
Disa faqe dhe profile janë ballafaquar me një opsion për ngarkimin e videove 4K në Facebook e madje ti shohin ato.
Por rrjetit social ju desh goxha kohë për të arritur këtë objektiv me të cilin Youtube ka eksperimentuar për herë të parë në 2010-ën.
Videot e sporteve, shkencës, udhëtimeve dhe modës janë ata që do të përfitojnë më shumë nga këto piksela ekstra.
Vitet e fundit Facebook ka shfaqur një përkushtim të lartë ndaj videove. Përballja me Youtube dhe Netflix, shtëpia e videove me metrazh të gjatë, do të kërkojë më shumë sesa thjesht një format më cilësore.
Youtube lëshoi videot e para 4K në 2014-ën dhe 2015-ën ndërsa transmetimet live 4K në 2016-ën.
Facebook solli 4K-në në videot live 360 gradëshe në Korrik por videot e saj standarde prej kohësh kishin ngecur në 720p. /PCWorld Albanian