Fabregas transferohet në Real Madrid? (Foto)

E publikuar: 16/08/2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cesc Fabregas pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere. Mesfushori spanjoll nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes, i cili nuk e inkuadroi fare në ndeshjen ndaj West Hamit.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, menaxheri i Cesc Fabregasit ka kontaktuar drejtuesit e Real Madridit për një transferim të mundshëm të mesfushorit në Santoago Bernabeu.

Sipas Sport, pavarësish lidhjeve të forca që ka me Barcelonën, Fabregas mund ta konsideroj një transferim të mundshëm në Real Madrid.
untitled_1471328313-685387