Ish shefi i Real Madridit ishte akuzuar për gjuhën e përdorur në drejtim të doktoreshës gjatë dhe pas përballjes me Sëansea City, por organi kryesor i futbollit në ishull ka vendosur në favor të tij.
Federata Angleze e Futbollit nuk e ka gjetur fajtor Jose Mourinhon për asnjë veprim apo fjalë gjatë dhe pas ndeshjes ndaj Swansea City, në drejtim të doktoreshës Eva Carneiro.
Ish shefi i Real Madridit ishte i pakënaqur me vendimin e doktoreshës Carneiro në barazimin 2-2 me Sëansean, por FA në vendimin e saj tha se “është e kënaqur që fjalët e përdorura nuk janë diskriminuese sipas rregullave të saj”.
Që nga incidenti Carneiro është larguar nga Stamford Bridge dhe është duke marrë veprime ligjore ndaj klubit.