FA dënon Costan me tri ndeshje

E publikuar: 22/09/2015 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Costa është dënuar me tre ndeshje mos lojë, shkaku i një konflikti me Laurent Koscielny.

Federata Angleze e futbollit i ka dhënë sulmuesit të Chelseat një dënim prej tri ndeshje mos lojë për shkak të sjelljeve të dhunshme në ndeshjen ndaj Arsenalit, transmeton Gazeta Blic.

26-vjeçari vendosi duart e tij në fytyrën e Koscielnyt para se të kacafytej me Gabriel, i cili u ndëshkua me karton të kuq mirëpo iu largua dënimi prej tri ndeshjesh.