Çmimi i Madh i Kinës është mbyllur me një dominim total të Mercedesit dhe dy pilotëve të tij, Hamilton e Rosberg në dy vendet e para të podiumit, i cili kompletohet nga gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel.
Një garë pa shumë histori kjo e zhvilluar në pistën e Shangait, ku britaniku e nisi përpara shokut të tij gjerman, i cili nuk arriti ta vinte aspak në vështirësi përgjatë garës. I vetmi ndryshim në vendet e para ishte ai i Raikkonen, i cili u nis nga vendi i 6 dhe rikuperoi që në xhiron e parë dy pozicione, duke shkuar pas shokut të tij të skuderisë italiane, Vettel, për ta mbyllur deri në fund në këtë pozicion.
Pas kësaj gare duket se Ferrari konfirmohet forca e dytë në këtë kampionat dhe se ajo fitore e Vettelit në Malajzi nuk ishte një rastësi, pavarësisht diferencave të mëdha që kanë me Mercedesin, që kryeson edhe renditjen për konstruktorë me 119 pikë, përpara “kokëkuqes” me 40 pikë më shumë.
Takimi i ardhshëm, pas një jave në Bahrein.