EXIT-POLL: VV fiton zgjedhjet 14 shkurtit, PDK e dyta, LDK e treta

E publikuar: 14/02/2021 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fisnik Halimi nga PIPOS ka publikuar rezultatet e EXIT-POLL të realizuar nga ky institucion të dalur nga rreth 40 mijë respodentë ose persona të intervistuar.

Sipas këtij EXIT POLL-i, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve me 418 përqind të votave, transmeton lajmi.net

E dyta në këto zgjedhje ka dalur Partia Demokratike e Kosovës me 16.5 përqind të votave dhe pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.2 përqind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.2 të totalit të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun.