Pamje sekrete nga jeta brenda kryeqytetit të ISIS (Video)

E publikuar: 14/03/2016 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy gra siriane rrezikuan jetën e tyre për të filmuar në fshehtësi jetesën brenda kryeqytetit të të ashtuquajturit Shteti Islamik, nëRaqqa.

Në videon e publikuar, dy grave u është ndryshuar zëri dhe përdorën emrat e koduar Om Omran dhe Om Mohammad me qëllim që të mos zbulohet identiteti i tyre, transmeton Infosot.

Në video e fshehtë duken momente nga jeta e përditshme në Raqqa, qytet që është nën sundimin e terroristëve të ISIS. Shihen qartë edhe persona të armatosur me kallashnikovë që lëvizin nëpër rrugë, të cilët kanë marrë rolin e policit për të ruajtur rendin dhe qetësinë. /Infosot