Stuhi të fuqishme kanë goditur pjesë të Evropës qendrore dhe veriore, duke vrarë të paktën pesë persona në Gjermani, Poloni dhe Republikën e Çekisë.
Një kampist 63-vjeçar u mbyt në bregdetin gjerman si pasojë e stuhisë së fuqishme, ndërsa katër personat tjerë u vranë nga rënia e pemëve si pasojë e erërave të forta, transmeton Express.
Erërat kanë fryrë me shpejtësi 180kmh në bjeshkën më të lartë në Republikën e Çekisë.
Mijëra polakë dhe çekë kanë mbetur pa rrymë. Ndërsa, qendra e qytetit gjerman, Hamburg, është vërshuar nga uji.
/Express/





















