​Evropa “e dobët” dhe “duke u kalbur”, Trump sinjalizon tërheqjen nga mbështetja për Ukrainën

E publikuar: 09/12/2025 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën, ndërsa ka kritikuar Evropën si “të dobët” dhe “duke u kalbur”, duke e lidhur këtë me politikat e emigracionit.

Sipas The Guardian, ai i kërkoi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të pranojë dhënien e territoreve ndaj Rusisë, duke argumentuar se Moska ka “përparësinë” dhe se qeveria e Kievit duhet të “luajë sipas rregullave”.

Në intervistën me Politico, Trump shpesh ndryshonte temë, duke përmendur kritika personale ndaj udhëheqësve evropianë, duke i quajtur disa prej tyre “budallenj të vërtetë” dhe duke theksuar ndryshimet në qytete si Londra dhe Parisi, të cilat sipas tij po bëhen më pak të bardha. Ai kritikoi kryetarin mysliman të Londrës, Sadiq Khan, duke e përshkruar si “të tmerrshëm dhe të keq” dhe sugjeroi se emigrantët që vijnë nga vende të ndryshme, përfshirë Kongo, po dobësojnë Evropën dhe ndryshojnë ideologjinë e saj.

Trump gjithashtu ripërsëriti teoritë e së djathtës ekstreme dhe “zëvendësimit të madh” për emigracionin masiv dhe kritikoi mënyrën se si disa qytete dhe vende po ndryshojnë. Ai mbrojti mbështetjen e tij ndaj liderëve si Viktor Orban, duke deklaruar se nuk ka një vizion specifik për Evropën, por dëshiron një Evropë të fortë dhe qëndrueshme. Fokusin kryesor, sipas tij, e ka Shtetet e Bashkuara dhe programin “Make America Great Again”.

Ai refuzoi të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Venezuelë dhe theksoi se raporte të brendshme i japin informacion që të tjerët nuk i dinë, duke e konsideruar situatën në Evropë si “të tmerrshme”.

https://www.theguardian.com/us-news/2025/dec/09/trump-hints-walking-away-ukraine-calls-europe-weak-decaying