Numri i azilkërkueseve në vendet e Bashkimit Evropian ka arritur një shifër rekord. Në krahasim me një vit më parë, ai është rritur me 191 mijë aplikantë. Në raportin e fundit 3-mujor, agjencia evropiane e statistikave “Eurostat” jep alarmin për numrin e lartë të azilkërkuesve nga vendet Afrikane, por edhe nga Ballkani Perëndimor.
Sipas “Eurostat”, numrin më të lartë e kanë Siria, Eritrea dhe Kosova, por shqetësim ngre edhe numri i lartë i shqiptarëve të Shqipërisë që kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Në bllokun e 28 shteteve anëtare të BE-së, shqiptarët zënë vendin kryesor në disa shtete. Në Gjermani, në muajin mars, shqiptarët zunë vendin e tretë, me mbi 3 mijë aplikime për azil. Në Islandë, aplikimi për azil nga shqiptarët ka arritur në shifrën e 11 për qind.
Në Lihtenshtejn dhe Irlandë, shqiptarët zënë vendin e tretë; në Francë dhe Luksemburg janë në vendin e katërt; në Angli e Greqi në të pestin.
Për të gjithë numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE, 92 për qind e kërkesave janë refuzuar dhe shumica dërrmuese e aplikuesve është kthyer në Shqipëri.
Vetëm 2 për qind e shqiptarëve marrin një përgjigje pozitive në vendet e Bashkimit Evropian, 4 për qind u lejohet një qëndrim i përkohshëm për një vit për të fituar të drejtën për shtetësi ose për bashkim familjar.
Raportin e plotë të Eurostatit mund ta lexoni ketu.