ërfaqësuesi i Francës në Parlamentin Evropian, Jean-Luc Schaffhauser, i ka dalë edhe një herë në mbrojte Serbisë.
Ai gjatë një fjalimi në EU ka kritikuar Kosovën, madje duke e quajtur “shtetit mafioz”.
Schaffhauser në kanalin e tij në “Youtube” ka postuar fjalimin e tij para anëtarëve të Parlamentit Evropian më 19 shkurt, gjatë debatit për miratimin e raportit për David McAllister përparimin e Serbisë, raporton “Zeri.info”
Sipas tij, NATO-ja bëri propagandë lidhur me dëshmitë e rreme për spastrim etnik.
“Nëse doni që raporti të jetë i drejtë, pse aty nuk janë përmendur veprimet antiserbe dhe antiortodokse të ‘shtetit mafioz’ të Kosovës. Pse duhet të harrojmë detyrën tonë, të rikujtomë turpin tonë për ato krime që janë kryer ndaj popullit serb? Për propagandën e NATO-s, dëshmitë e rreme për spastrim etnik, të bëra nga Gjermania për të mbështetur bombardimet, të gjitha ato dëshmi kanë shkatërruar ekonominë dhe popullin e atij vendi. Pse të heshtim në lidhje me atë se kemi krijuar një ‘shtet mafioz’ të Kosovës, të cilin e kemi ndërtuar mbi bazën e bandave kriminale, duke marrë një pjesë të territorit të Serbisë”, ka thënë ai. /Zëri/

















