Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun nga moti i nxehtë, posaçërisht për fëmijët dhe të moshuarit, përderisa Evropa ka hyrë në javën ku temperaturat do të jenë të larta.
Autoritetet duhet t’i paralajmërojnë sa më shumë njerëzit nga rreziku i temperaturave të larta në mënyrë që ata të ndërmarrin masa, ka thënë Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në Evropë në vitin 2003 dhe e njëjta situatë është përsëritur në Rusi në vitin 2010.
Ndërkaq, në një ngjarje tjetër, AccuWeather ka thënë se një i nxehtë ekstrem do të kalojë nëpër Spanjë dhe Portugali , përderisa temperaturat e larta do të mbizotërojnë këtë javë në gjithë Evropën.
Në Paris, sot pritet që temperaturat të arrijnë 38 gradë Celcius.
Kombet e Bashkuara thonë se fëmijët dhe të moshuarit të cilët qëndrojnë jashtë dhe i ekspozohen diellit, janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.
OKB thotë se si pasojë e ndryshimeve klimatike, rritja e temperaturave po ndodhë më shpesh.(Rel)