Europa League, të mëdhatë kërkojnë kualifikimin

24.02.2016 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Valencian mund ta konsideroni që tani të kualifikuar në 1/8 e Europa League. Skuadra e Gery Neville i bëri dhuratën më të bukur për ditëlindje trajnerit të saj duke shkatërruar 6-0 në Mestalla Rapidin e Vienës. 5 nga golat u shënuar që në 45 minutat e para me Valencian që thyen një rekord duke u bërë kështu e para skuadër që shënon 5 gola brenda pjesës së parë në Europa League. Ishte një ndeshje me një drejtim të vetëm sic tregon rezultati ku kishte vend vetëm për festivalin e golave të vendasve me Santi Mina që realizoi një dygolësh ndërsa tundën rrjetën e Rapidit edhe Daniel Parejo, Alvaro Negredo, Andre Gomes, dhe Rodrigo në pjesën e dytë për të kompletuar një rezultat tenistik që kualifikon praktikisht që tani Valencian në 1/8.

Lazio barazoi 1-1 në Stamboll përballë Galatasarayt në përballjen e parë të 1/16. Stefano Pioli kishte rikthyer mes shtyllave Marchetin duke lënë në stol Etrit Berishën që deri më tani ka qenë portieri i Kupave për Lazion me bardhekaltërit që pësuan pas vetëm 12 minutave me Sabri Sanoglu që se pati të vështirë të shënonte pas asistit të Donk. Skuadra italiane arriti të barazonte në të 21 me Milinkovic-Savic që mposhti ish portierin e Lazios, Muslera i cili aktualisht mbron ngjyrat e Galatasarayt. Ishte një mbrëmje që u mbyll pa fitore për skuadrat angleze me Liverpool që ngeci në barazim pa gola në fushën e Augsburgut me skuadrën gjermane që madje pati disa raste për ta fituar ndeshjen. Barazim pa gola edhe për Schalken që u nda me rrjeta të paprekura nga transferta me Shaktjar Donetsk që e ka të vështirë të gjejë golat e të larguarit Alex Texeira. Fitore minimale në Francë për Athletic Bilbaon që kthehet me avantazhin 1-0 nga përballja me Olimpikun e Marsejës falë golit të Arits Aduriz, ndërsa Bayer Leverkusen triumfoi me të njëjtin rezultat 0-1 në Portugali përballë Sportingut me ndeshjen që u vendos nga goli i Karim Bellarabit në pjesën e parë . E nis mbarë Sparta e Pragës edhe pse me një fitore minimale 1-0 ndaj Krasnodar të sigluar nga finalizimi i Lukas Julis në pjesën e dytë./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)