Mbrëmje dërrmuese për skuadrat italiane në Europa League ku Napoli dhe Fiorentina i japin lamtumirën kompeticionit, ndërsa anglezët marrin frymë lirisht. Të kaltërit e Sarrit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në “San Paolo” kundër Villarreal, ku mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj u aktivizua titullar. “Nëndetësja e Verdhë” barazoi rezultatin në pjesën e dytë me Pina që zhvlerësoi golin e Hamisk dhe falë suksesit 1-0 në ndeshjen e parë siguroi kualifikimin për në 1/8-at. Mijëra kilometra më larg, në Londër u rrëzua edhe një tjetër skuadrë italiane, Fiorentina. Vjollcët nuk arritën ta kalonin pengesën Tottenham pasi u mundëm 3-0 në “White Hart Lane” ku Mason dhe Lamela i dhanë një leksion ekipit të Sousas që nuk arriti të zhvlerësonte barazimin e ndeshjes së parë. I riu Rashford do ta mbajë mend gjatë mbrëmjen e “Old Trafford” me dy gola që i shërbyen Manchester United për të kaluar 5-1 Midtjylland edhe pse danezët kaluan të parët në avantazh dhe për 75 minuta ishin ata skuadra e kualifikuar. Në fazën tjetër u kualifikua lehtësisht Borussia Dortmund që me komoditetin e fitores 2-0 në ndeshjen e parë, u imponua në Oporto edhe për sfidën e dytë ku triumfoi falë një goli të shënuar nga Aubameyang në pjesën e parë. Sevilla pësoi një humbje pa shumë dhimbje në Molde ku vendasit triumfuan 1-0 por ky 90 minutësh shërbeu thjesht sa për statistika pasi andaluzianët e kishin hedhur hapin për në fazën tjetër që pas ndeshjes së parë të fituar me rezultatin 3-0. Baseli u kualifikua vetëm në sekondat e fundit ku ndodhi gjithçka për festën finale 2-1 të vendasve ndaj Saint Ettiene dhe rezultatin e përgjithshëm 4-4 por më shumë gola të shënuar nga zviceranët në fushën kundërshtare.
Festë edhe për Anderlechtin e Besnik Hasit që fitoi 2-1 në “Karaiskaqis” ndaj Olympiacos ku u nevojit koha shtesë pas 90 minutëshit të mbyllur me avantazhin minimal të grekëve./ss/