Europa League, Partizani beson tek përmbysja

09.07.2015 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Europa League, Partizani beson tek përmbysja

Europa League do të rikthehet këtë të enjte në qendër të vëmendjes, teksa në skenë do të shfaqen edhe tri skuadrat shqiptare, pjesëmarrëse në turin e parë eliminator të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm evropian për klube: Kukësi, Partizani dhe Laçi.

Mundësitë më të mëdha për kualifikimin i kanë pikërisht nënkampionët e vendit, Kukësi, që pas fitores 2-0 në “Qemal Stafa” me bjellorusët e Torpedos, do t’u duhet të administrojnë rezultatin në takimin që do të luhet sot në orën 18:00.

Edhe pse arriti të shmangte një humbje në takimin e parë, Laçi sot do të ketë një përballje shumë të vështirë me azerët e Inter Baku. Trajneri Cungu, i cili kërkon të përsërisë suksesin që arriti me Kukësin në Kupat e Europës, beson se skuadra laçiane, edhe pse nuk arriti të merrte një fitore në takimin e luajtur në Laç, i ka të gjitha mundësitë që të sigurojë kualifikimin në Baku.

Më e vështirë duket rruga që duhet të përshkojë Partizani. Formacioni i drejtuar nga Sulejman Starova e humbi përballjen e parë në Norvegji përballë Stromsgodet me rezulatin 1-3, ndaj sot në mbrëmje, në orën 20.00 në “Qemal Stafa” i duhet një fitore me 2 gola për të siguruar kluaifikimin. Optimizmi në kampin e kuq duket shumë i madh dhe ashtu si në të gjitha rastet e tjera, edhe për këtë ndeshje është kërkuar mbështetja e tifozëve të shumtë të kësaj skuadre.

Nëpërmjet një spoti sensizibiluzes, emra të njohur të politikës, artit dhe sportit janë bashkuar në mbështetje të Partizanit.

Një tjetër skuadër shqiptare që do të zbresë në fushë sot është edhe Shkëndija e Tetovës, e cila në takimin e parë barazoi 1-1 me Aberdinin. Takimi do të luhet në orën 20:45.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)