
UEFA Europa League 2024-25 do të vijë këtë të enjte me tetë ndeshjet e raundit të parë të fazës së 16. Mes emrave të mëdhenj të futbollit që do të zbresin në fushë janë Manchester United, Roma, Lazio, Tottenham, Athletic Bilbao, Ajax, Fenerbahce, Frankfurt apo dhe Lyon.
Pas përfundimit të raundit të parë të ndeshjeve në fazën e 16 të Champions League, tani është radha e Europa dhe Conference League për të zhvilluar këtë fazë.
Katër takimet e para të ditës do të fillojnë nga ora 18:45, teksa katër të tjera janë me fillim nga ora 21:00.
Ndeshjet e para janë: AZ – Tottenham, FCSB – Lyon, Fenerbahce – Rangers dhe Real Sociedad – Manchester United.
Duelet e tjera janë: Ajax – Frankfurt, Bodo/Glimt – Olympiacos, Roma – Athletic Bilbao dhe Viktoria Plzen – Lazio.
Për shumicën e dueleve skuadrat rivale do të jenë të njohura.
AZ – Tottenham janë përballur vetëm një herë më parë, rast i cili ndodhi gjatë ndeshjes së tretë të fazës së ligës së këtij sezoni, me Spurs që triumfuan 1-0 në Londër.
FCSB dhe Lyon-i kanë disa përballje mes tyre, të cilat vijnë të gjitha në grupet e Champions League, por të fundit kanë qenë në vitin 2008. Francezët numërojnë tre fitore dhe një takim ka përfunduar në barazim.
Fenerbahce dhe Rangers janë përballur vetëm një herë më parë, në vitin 2001, në raundin e tretë kualifikues të Champions League, me turqit që kaluan më tej.
Real Sociedad-i dhe Manchester United janë të njohur mes tyre pasi kanë pasur disa përballje. Anglezët numërojnë tre fitore, një kanë spanjollët, ndërsa dy
UEFA Europa League 2024-25 do të vijë këtë të enjte me tetë ndeshjet e raundit të parë të fazës së 16. Mes emrave të mëdhenj të futbollit që do të zbresin në fushë janë Manchester United, Roma, Lazio, Tottenham, Athletic Bilbao, Ajax, Fenerbahce, Frankfurt apo dhe Lyon.
Pas përfundimit të raundit të parë të ndeshjeve në fazën e 16 të Champions League, tani është radha e Europa dhe Conference League për të zhvilluar këtë fazë.
Katër takimet e para të ditës do të fillojnë nga ora 18:45, teksa katër të tjera janë me fillim nga ora 21:00.
Ndeshjet e para janë: AZ – Tottenham, FCSB – Lyon, Fenerbahce – Rangers dhe Real Sociedad – Manchester United.
Duelet e tjera janë: Ajax – Frankfurt, Bodo/Glimt – Olympiacos, Roma – Athletic Bilbao dhe Viktoria Plzen – Lazio.
Për shumicën e dueleve skuadrat rivale do të jenë të njohura.
AZ – Tottenham janë përballur vetëm një herë më parë, rast i cili ndodhi gjatë ndeshjes së tretë të fazës së ligës së këtij sezoni, me Spurs që triumfuan 1-0 në Londër.
FCSB dhe Lyon-i kanë disa përballje mes tyre, të cilat vijnë të gjitha në grupet e Champions League, por të fundit kanë qenë në vitin 2008. Francezët numërojnë tre fitore dhe një takim ka përfunduar në barazim.
Fenerbahce dhe Rangers janë përballur vetëm një herë më parë, në vitin 2001, në raundin e tretë kualifikues të Champions League, me turqit që kaluan më tej.
Real Sociedad-i dhe Manchester United janë të njohur mes tyre pasi kanë pasur disa përballje. Anglezët numërojnë tre fitore, një kanë spanjollët, ndërsa dy takime kanë përfunduar në barazim.
Ajax-i përballet me Frankfurt-in, me dy ekipet që do të kenë duelin e parë mes tyre në kupat e Evropës. Ato janë përballur vetëm një herë më parë, në një ndeshje miqësore, ku holandezët triumfuan 2-1 ne vitin 2020.
Bodo/Glimet pret Olympiacos-in, me dy skuadrat që do të kenë përballjen e parë historike mes tyre.
Roma përballet me Atheltic Bilbaon, me dy ekipet që u takuan edhe gjatë ndeshjes së parë të fazës së ligës. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Ekipet kanë edhe një miqësore mes tyre në vitin 2019 e përfunduar në barazim 2-2.
Viktoria Plzen pret Lazio-n, me dy ekipet që do të kenë përballjen e parë historike mes tyre.
Kujtojmë se ndeshjet e kthimit të raundit të 16 në Europa League do të luhen javën e ardhshme, më 13 mars. Ndryshimi do të jetë se takimet e orës 18:45 të kësaj të enjteje do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00 e javës së ardhshme, ndërsa ato të orës 21:00 të sotme do të luhen me fillim nga ora 18:45 të enjten e ardhshme.
Rezultatet e ndeshjeve të para të raundit të 16 në Champions League:
Club Brugge 1-3 Aston Villa;
Dortmund 1-1 Lille;
PSV 1-7 Arsenal;
Real Madrid 2-1 Atletico Madrid;
Feyenoord 0-2 Inter;
Benfica 0-1 Barcelona;
Bayern 3-0 Leverkusen;
PSG 0-1 Liverpool.