Euronews publikon rezultatet e para elektronike të zgjedhjeve në Vorë

E publikuar: 11/05/2025 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Euronews ka publikuar të dhënat e para nga rezultati elektronik në Vorë.

Në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/02, janë numëruar 162 vota nga 1000 zgjedhës të regjistruar, duke shënuar një pjesëmarrje prej 16.2%.

Nga votat e vlefshme, Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM) ka marrë 36 vota, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 105 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6 vota, PSD 3 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 6 vota, Lëvizja Bashkë 2 vota dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 1 votë.

Në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/01, koalicioni PD-ASHM ka marrë 46 vota, ndërsa PS ka siguruar 76 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4 vota, PSD 4 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 2 vota dhe Lëvizja Bashkë 1 votë.

Deri tani, pjesëmarrja është e ulët, ndërsa rezultati vazhdon të përditësohet.