Eurodeputeti holandez godet BE-në për çështjen e vizave të Kosovës

E publikuar: 14/10/2022 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar ashpër pasi një ditë më parë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndërlidh funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Reuten ndërlidhjen e liberalizmit të vizave me sistemin ETIAS, thotë se është një arsyetim për ta shtyrë këtë çështje, transmeton Klankosova.tv.

“E turpshme, për të ardhur keq dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, ky vend i bashkohet një grupi shtetesh që kanë dalë me një justifikim të ri për ta shtyrë sërish vendimin”, ka shkruar Reuten.