Eurodeputeti austriak kujton 20 mijë gratë e dhunuara në Kosovë, në ditën globale kundër dhunës në bazë gjinore

E publikuar: 25/11/2023 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës në bazë gjinore, ka kujtuar 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

“Bashkë me përfaqësueset gra të Partisë Popullore Evropiane dhe në linjë me organizatën #HeForShe, dua ta #OrangeTheWorld. Dhunimet masive të grave izraelite duhet të kenë vëmendje. Kurrë mos i harroni 20 mijë gratë e dhunuara të Kosovës. Të gjithë ne kemi përgjegjësi.” – shkroi Mandl.