Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, ka thënë se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.
Ai ka deklaruar se BE-ja duhet të punojë që t’i hap rrugë Kosovës për anëtarësim.
“Republika e Kosovës qartazi i takon Evropës, qytetarët e së cilës i jetojnë vlerat e BE-së. Më së voni deri në këtë vit duhet të jetë e qartë se çdo taktike dhe strategjie së pari duhet t’i paraprijnë vizionet. Le të punojmë që institucionet e sotme të BE-së të kenë sukses në ndjekjen e frymës vizionare dhe lidershipit të liderëve të gjeneratave të mëparshme dhe gjithashtu t’i hapin rrugën Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE”,ka thënë Mandl, transmeton Klankosova.tv.