Një delegacion i Parlamentit Evropian, i udhëhequr nga Vladimir Bilqik dhe Matjaz Nemec, e ka vizituar Serbinë. Ata kanë folur të premten me deputetë të Serbisë.
Siç raporton mediumi serb, N1, eurodeputetët u kanë thënë kolegëve të tyre nga Parlamenti i Serbisë se çka mund t’i ndodhë Serbisë, nëse nuk tregohet kontruktive për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën.
Eurodeputetët paralajmërojnë Serbinë: Nëse nuk pranoni marrëveshjen me Kosovën, ktheheni në IranNjë delegacion i Parlamentit Evropian, i udhëhequr nga Vladimir Bilqik dhe Matjaz Nemec, e ka vizituar Serbinë. Ata kanë folur të premten me deputetë të Serbisë.
Siç raporton mediumi serb, N1, eurodeputetët u kanë thënë kolegëve të tyre nga Parlamenti i Serbisë se çka mund t’i ndodhë Serbisë, nëse nuk tregohet kontruktive për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën.
“Nëse kjo marrëveshje nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë një ishull, por një Iran brenda Evropës”, thuhet të kenë qenë fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian.
Burimi i ka treguar N1-shit se eurodeputetët kanë thënë se gjatë takimit të Presidentit serb, Aleksandër Vuciq me pesë diplomatët e Perëndimit, atij i është thënë se hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian mund të arrihet në vitin 2030 dje në këtë pako duhet të hyjnë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.Pasditen e sotme, ata janë takuar edhe me Presidentin serb.