Franca vuan, por fiton sërish në Kampionatin Europian të Basketbollit për meshkuj. Në ndeshjet e treta në grupe, francezët mposhtën 69-66 Poloninë, duke ruajtur kryesimin në Grupin A. Dy periodat e para ishin të ekuilibruara, por në pjesën e dytë Franca qëndroi gjatë gjithë kohës në kryesim, duke lëshuar disi terren në sekondat e fundit, megjithatë e mbylli takimin me 3 pikë avantazh. Po në Grupin A, Finlanda kaloi 81-79 Rusinë, ndërsa Bosnjë Hercegovina arriti të triumfonte vetëm në kohën shtesë ndaj Izraelit me rezultatin 86-84.
Në Grupin D pas 3 ndeshjeve të para asnjë skuadër nuk ka mundur të marrë pikë të plota, c’ka tregon se rivaliteti është shumë më i madh. Lituania, pas dy fitoreve radhazi me Letoninë dhe Ukrainën, u mposht 76-74 nga Belgjika, ndërsa Letonia kaloi me lehtësi Republikën Ceke 72-65. Arrin fitoren e parë në Grup Estonia, që i shkaktoi humbjen e tretë radhazi Ukrainës me rezultatin 78-71./ss/