EURO U-21, kështu ndryshon renditja në grupin 3 pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri

E publikuar: 13/11/2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria ka triumfuar me rezultat minimal 0-1 ndaj Kosovës në sfidën e zhvilluar të premten në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Kjo fitore bëri që ekipi i Shqipërisë U -21 t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro-2021.

Në grupin 3 Shqipëria ka 14 pikë të mbledhura dhe e pret ballafaqimin ndërmjet Andorrës dhe Austrisë pasi kjo e fundit ka vetëm një pikë më shumë se Shqipëria në vendin e dytë.

Dihet se vetëm dy vendet e para në grup kualifikohen më tutje andaj në rast të dështimit të Austrisë ndaj Andorrës gjithçka do të mbetej e hapur.

Nga ana tjetër, Kosova ka vetëm nëntë pikë në grup dhe praktikisht ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në këtë kompeticion.

Këtë grup e kryeson bindshëm Anglia me 25 pikë të mbledhura.