Euro të falsifikuara konfiskohen në një bankë në Prishtinë

E publikuar: 02/02/2016 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje në një bankë në lagjen Dardania në Prishtinë është konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate, transmeton Koha.net.

“Ankuesja femër (shqiptare) punëtore në një bankë ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në komunikatën e PK-së.