Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar për Kampionatin Evropian të futbollit që do të fillojë në qershor.
Euro 2024 do të zhvillohet pikërisht në Gjermani, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Shqipëria.
E Rohde megjithatë pret që kosovarët ta mbështesin ekipin gjerman, teksa shpreson se ata ta fitojnë Evropianin
“Kanë mbetur vetëm 100 ditë deri në EURO2024 më në fund të fillojë! Si një entuziast i futbollit, mezi pres me padurim ndeshjet magjepsëse, lojën e ndershme dhe – sigurisht – një tjetër “Sommermärchen” me Gjermaninë si ekip fitues. Duke llogaritur në mbështetjen e kosovarëve – si këtu ashtu edhe në Gjermani.” – shkroi Rohde.
Just 100 days to go until @EURO2024 finally kicks off!
As a soccer⚽️ enthusiast, I'm very much looking forward to captivating matches, fair play and – of course – another "Sommermärchen" with Germany as the winning team 😉
Counting on Kosovars' support – both here and in 🇩🇪 pic.twitter.com/6LnMxnbYO9— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 6, 2024