Euro 2016, Platini: Është krijesa ime dhe nuk do të jem atje

08.04.2016 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Presidenti i pezulluar i UEFA-s, francezi Michael Platini, e përshkroi dënimin ndaj tij si një padrejtësi të madhe që po i bëhet dhe mungesën në Euro 2016 si diçka tragjike.

Njeriu me më tepër influencë në futbollin kontinental deri para pak javësh, është pezulluar me 6 vjet përjashtim nga sporti për shkak të një pagese prej 2 milionë frangash të pajustifikuar që përfshiu dhe kreun e FIFA-s.

Tre herë fituesi i “Topit të Artë”, që nostalgjikët e futbollit e kujtojnë me pseudonimin “Le Roi”, u shpall fajtor për thyerje të Kodit të Etikës dhe kjo nënkupton se ai nuk do të jetë në Europianin në vendlindje këtë verë.

“Euro 2016 është krijesa ime dhe nuk do të jem atje këtë verë. Është e paimagjinueshme që nuk do mund të ndjek këtë turne nga fillimi, diçka që më tërbon dhe që është padrejtësi e madhe ndaj meje”, tha Platini.

Francezi la të kuptohej se po aplikohej një axhendë kundër tij që para zgjedhjeve të FIFA-s, që më pas u fitua nga Infantino.

“Kishte shumë njerëz që ishin kundër idesë time për të qenë lider i ri i Federatës pasi kjo do të kishte sjellë shumë ndryshime në këtë institucion. Këta njerëz kundër meje bënë aleanca të turpshme por kjo është e vërteta”, vijoi Platini.

Ai vlerësoi ndërkohë presidentin e ri Infantino, duke nënvizuar se do ta bëjë FIFA-n më transparente.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)