Sport

EURO 2016, nën hijen e dhunës së huliganëve

12.06.2016 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
EURO 2016, nën hijen e dhunës së huliganëve

Pak javë para nisjes së kampionatit evropian të futbollit, disa qeveri perëndimore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lëshuan alarmin për rrezikun e sulmeve terroriste në Francë, nikoqirin e EURO 2016.

Për shkak të rritjes së numrit të vendeve pjesëmarrëse, turneu njëmujor i futbollit evropian, që sapo ka nisur, do të ketë më shumë ndeshje sportive, dhe kjo do të thotë edhe numër më i madh i turistëve që kanë shkuar dhe do të shkojnë enkas të përcjellin EURO 2016.

Mirëpo, duket se krahas rrezikut nga sulmet terroriste, pothuajse të gjithë e kanë harruar një problem tjetër, i cili ka kohë që nuk ka nxitur reagime nëpër ngjarje të tilla të mëdha, huliganizmin.

Një tifoz anglez është duke luftuar për jetën pasi u lëndua rëndë në qytetin Marsejë, ku kombëtarja angleze realizoi ndeshjen e parë në këtë kampionat, kundër kombëtares ruse.

Rusia e përmbysi rezultatin në minutën e 90-të, atëherë kur u njoftua se ndeshja kishte edhe 3 minuta të përfundonte. Loja përfundoi me rezultatin 1:1, ndonëse anglezët e dominuan lojën shumicën e kohës.

Pas ndeshjes, tifozët rusë kanë sulmuar ata anglezë në stadiumin Velodrome. Rusët kanë bërë përpjekje që të thyejnë barrierat që ishin vendosur të ndanin tifozët e të dy kombëtareve për të sulmuar tifozët anglezë.

Për tri ditë deri në momentin kur u mbajt ndeshja, sipas raportimeve të medieve, qyteti francez pa skena lufte kryesisht ndërmjet tifozëve anglezw me ata rusë, por edhe përleshje të përgjakshme me pjesëtarët e njësive speciale franceze.

Gazeta britanike, “Telegraph”, shkruan se në disa fotografi nga Marsejë, një tifoz britanik shihet i shtrirë në tokë derisa gjaku i dilte nga koka. Ai raportohet të jetë sulmuar në afërsi të “Hard Rock Café”, ndërsa duket se është shqelmuar në kokë.

Zëdhënësi i policisë së Marsejës, Matthieu Duroselle, ka thënë:

“Një tifoz anglez ka lëndime serioze. Zemra e tij ishte ndalur, por ajo u dëgjua të rrahë sërish pasi një oficer policie i ka bërë masazh zemrës së tij në rrugën ku ishte lënduar”.

BBC, ndërkaq, e citon një zëdhënëse anonime të “Foreign Office” duke thënë:

“Ne jemi në kontakt me autoritetet franceze rreth një qytetari britanik, të lënduar në Marsejë dhe ne jemi të gatshëm që të ofrojmë ndihmë të mëtutjeshme”.

Përleshjet në Marsejë janë dënuar ashpër edhe nga organizata që udhëheq futbollin evropian, UEFA:

“Vendosmërisht i dënojmë incidentet në Marsejë. Njerëzit që përfshihen në akte të tilla dhune, nuk kanë vend në futboll”.

UEFA ka thënë se do të nisë procedura disiplinore rreth dhunës, ndërsa është e pritshme në raste të tilla që Rusia të përballet me sanksione më të ashpra për shkak të sulmeve të tifozëve rusë brenda stadiumit.

Ngjarjet e tilla, krejt papritur kanë bërë që të harrohet përkohësisht frika se ndonjë sulm terrorist mund të shkaktojë tragjedi të paparë në turmat e mëdha të njerëzve që gjenden aktualisht në ndonjërin prej 10 qyteteve franceze, ku do të zhvillohen ndeshjet e EURO 2016.

Franca vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme prej sulmeve të janarit të vitit të kaluar kur dy vëllezër vranë 11 punonjës të revistës satirike “Charlie Hebdo”, ndërsa të njëjtën ditë, ekstremistë të tjerë islamikë vranë edhe pesë persona të tjerë.

Disa muaj më vonë, në nëntor, gjatë tri sulmeve që u realizuan pothuajse në të njëjtën kohë, pjesëtarë të grupit militant të Shtetit Islamik vranë 130 persona dhe plagosën mbi 350 të tjerë.

Rrugëve të qyteteve të mëdha të Francës, pjesëtarë të ushtrisë franceze shihen ende duke patrulluar rrugëve. Ndërkaq, për këtë kampionat, shteti francez ka angazhuar rreth90 mijë pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe rojeve private për të siguruar ngjarjen më të madhe sportive të futbollit evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje