Portali pan-europian “EurActiv” ka botue artikullin rreth zhvillimeve të fundit në raportet mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë.
EurActiv citon mediat serbe, simbas të cilave njani nga kushtet per Greqine, për marrjen e ndihmës financiare nga Perendimi, përfshin njohjen e Kosovës.
E përditshmja serbe “Blic” pohon se janë shfaq indikacione të qarta se gjendja e randë financiare e Greqisë nënkupton se “Kosova përban nji betejë të humbun për Serbinë”.
Në artikull theksohet se shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, me përjashtim Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës.
Simbas burimeve të mediave serbe, “kishte me qene çudi nese Greqia nuk e njeh Kosovën në muejt në vijim, e ma së voni mbrenda nji viti. Nevojiten përpjekje serioze nga ana e diplomacisë serbe që Athina zyrtare me heqe dorë nga njohja e Kosovës, ose me shty ate”, gazeta “Blic” citon burimin anonim.