EULEX mirëpret policët e “EUROGENDFOR” për garantimin e sigurisë gjatë zgjedhjeve në Kosovë

E publikuar: 29/01/2025 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano u ka shprehur mirëseardhje Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS).

Sipas njoftimit për media thuhet se policët që vijnë nga forcat EUROGENDOR do të punojnë me Njësinë Policore të Specializuar të siguruara nga Policia e Polinisë për të mbështetin mandatin e EULEX, për të garantuar gjithashtu siguri për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

“Këta policë, që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës 🇫🇷, Karabinierët e Italisë , Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë , do të punojnë krah për krah me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”.

“EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti”, thuhet mes tjerash në njoftim.