EULEX: Incidenti i djeshëm, dështim i drejtësisë në Kosovë

E publikuar: 23/04/2015 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Misioni i EULEX-it, ka sqaruar edhe një herë incidentin që ndodhi dje ku një person ishte duke e vuajtur burgun, por ai u kërkua prapë për tu arrestuar.

EULEX-i përmes një njoftimi për media sqaron se ky ishte një gabim i institucioneve të Kosovës dhe mos efikasitetit. Po ashtu sipas këtij misioni, ky incident ka ndodhur si shkak i mos funksionimit të drejtësisë në Kosovë.

“Përkitazi me lajmin e djeshëm lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga një gjyqtar ndërkombëtar për një person i cili tashmë gjendej në burg, EULEX-i e konsideron çështjen të jetë kompetencë e institucioneve relevante të Kosovës. Personi në fjalë është paraqitur në institucionin përkatës, por ky institucion nuk ia ka përcjellë komunikimin gjykatës. Ky incident paraqet një gabim teknik brenda institucioneve përkatëse, i cili duhet të adresohet me kohë, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë. EULEX-i është, si gjithmonë, në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, për të përmirësuar kualitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e EULEX-it./Indeksonline/