EULEX-i dënon sulmin ndaj të rinjve serbë në Shtërpcë, e përgëzon policinë për arrestimin e shpejtë

E publikuar: 06/01/2023 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin mbi dy të rinj serbë në Shtërpcë, sulm të cilin e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai tha EULEX-i e përgëzon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari.
“Në përputhje me mandatin e tij, EULEX. do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”, është shprehur Wigemark, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se lutjet e tij janë me familjet e të lënduarve dhe me komunitetin lokal në Shtërpcë.