EULEX GO HOME!

E publikuar: 22/04/2015 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk kemi çfarë e zgjasim. Fjalia e fundit duhet të thuhet qysh në fillim: EULEX GO HOME!

Po i numërojmë disa arsye:

-sepse i zhgënjyet shpresat e qytetarëve të Kosovës që do të përkujdeseni për rend, ligj, siguri dhe luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar!

– sepse i zhgënjyet shpresat e tatimpaguesve të Evropës dhe me këtë edhe atyre që u kanë dërguar në shtetin më të ri Evropës që ta bëni këtë shtet si vendet prej nga vini: shtet të së drejtës, ligjit dhe sigurisë!

-sepse aferat tuaja në tërë këto vite nga kafenetë e Kosovës tashmë po kundërmojnë në eterin global- evropian dhe amerikan!

-sepse zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës në juve është shumë më i madh sesa besoni- jeni bërë jo zgjidhja e problemeve të shumta të Kosovës- por një nga problemet kryesore- në mos kryesori në Kosovë!

-sepse misioni i juaj është bërë pjesë e pashkëputshme e korrupsionit, krimit të organizuar, shantazhimit që e karakterizon jetën dhe klasën politike në Kosovë!

Prandaj:

SHKONI NË SHTËPITË TUAJA! DHE I LENI QYTETARËT E KOSOVËS QË VET TË BALLAFAQOHEN ME POLITIKËN DHE POLITIKANËT E TYRE TË KORRUPTUAR! /GAZETA BLIC