EULEX bastisë shtëpinë e Jakup Krasniqit edhe në Negrovc

E publikuar: 04/11/2020 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm përveç që kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë ata kanë bastisur edhe shtëpinë e tij në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Derisa forca të shumta policore nga njësia EULEX-it po bastisin shtëpinë e Jakup Krasniqit duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e tij, atje ka shkuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Rçica që vie nga partia e Nisma Socialdemokrate, parti kjo ku Jakup Krasniqi mbanë postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë që për KosovaPress është deklaruar nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi.

Krasniqi ka thënë për KosovaPress se nuk ka pasur më parë ndonjë njoftim paraprak.

Ai është i zhgënjyer sesi askush nga familjarët nuk është lejuar të afrohet tek shtëpia e Jakup Krasniqit, ku edhe po qëndrojnë forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it.

“Momenteve të fundit nuk ka pasur diçka konkrete të tillë. Për rastësi unë edhe mbrëmë kam qëndruar me të deri vonë ndejë krejt familjare, nuk është vërejtur diçka. Ajo çka ne e dimë është që prej orës 5-6 të mëngjesit kanë ardhë këtu me gjithë këtë numër të madh të veturave dhe numër të madh të policëve. Ajo që po na shqetëson është se nuk po na lënë të afrohemi për të parë se nëse ka nevojë për diçka. E vërteta është se kanë ardhur, nuk kemi pasur njoftim. Edhe ne jemi spektatorë sikur ju”, tha ai.

Nipi i Jakup Krasniqit shkrehi bindjen e tij të plotë në pastërtinë e luftës së Jakup Krasniqit.

“Është ditë që njerëzit që kanë qenë pjesë e UÇK-së do të ballafaqohen me këto gjëra. Unë jam i bindur në atë se ky nuk mund të përfaqësoj pjesën kriminale, nuk ka të bëjë me atë far pune. Pjesën tjetër mbetet të shohim”, u shpreh ai.

KosovaPress mëson se EULEX ka shkuar edhe në shtëpinë e Jakup Krasniqit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasi.

E për këtë bastisje janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale. Nga atje kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë, operacion ky për çka raportoi KosovaPress.

Nga Dhomat e Specializuara thuhet se operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX).

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisë̈ së Shërbimeve Publike në Qeverinë̈ e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Me poshtë sjellim disa pamje nga gjendja aktuale.

Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.