Bitcoin nuk është e vetmja monedhë kriptografike e cila po njeh rritje të vlerës këto ditë: Ethereum papritmas ka kaluar vlerën e 400 dollarëve për të vendosur një rekord të ri.
Pas disa muajsh në vlerë afro 320 dollar, monedha e dytë kriptografike më e madhe në botë u vlerësua ditën e sotme me një çmim rekord prej 419 dollar sipas CoinMarketCap.
Në 24 orët e fundit ajo është rritur me 13% dhe dërguar në total vlerën e Ethereum në qarkullim në 40 miliard dollar.
Rivali kryesor dhe monedha dominante Bitcoin vlerësohet me 137 miliard dollar. Edhe pse vlera e bitcoin është 20 herë më e lartë se e Ethereum, ky i fundit ka një avantazh të qartë në efikasitetin e blockchain-it të tij.
Ethereum përpunon thuajse dyfishin e transaksioneve të Bitcoin çdo ditë duke ulur në mënyrë të djeshme kostot, 5-6 herë përafërsisht.
Çuditërisht kjo rritje erdhi në një kohë kur u zbulua një problem sigurie në portofolat Parity duke u ngrirë plot 150 milion dollar Ether. /PCWorld Albanian