Ether, monedha kriptografike e cila premton shumë falë teknologjisë së fuqishme që posedon, ditën e djeshme shënoi një rekord të ri.
Monedha virtuale u rrit deri në 1,430.81 dollarë sipas CoinMarketCap.com. aktualisht monedha ka rënë me 6% në 1,330 dollarë.
Çmimi i Ether filloi rritjen më 10 Janar kur arriti deri në 1,417 dollarë po ra deri në 1,138 dollarë të Premten.
Potenciali i Ether dhe platformës së saj Ethereum është artikulur shpesh nga analistët dhe investitorët.
“Ethereum është aktualisht blockchaini më premtues,” shprehej një analist i platformës eToro duke dhënë si argument përdorimin e gjërë nga shumica e projekteve në fushën e monedhave kriptografike.
Platforma Ethereum mund të përpunojë 3 herë më shumë aksione sesa platforma e bitcoin. /PCWorld Albanian