Produktet e prishura të mishit janë gjetur nga konsumatorët në një nga marketet më të mëdhaja në Kosovë, në ETC.
Një konsumator i ka dërguar mediave online foto ku shihet mishi i bardhë i pulës i tymosur, ku brenda gjendet edhe një insekt që duket të jetë mizë.
Në foton tjetër shihet sallami i prishur, deri sa vërehet se na ambalazh nuk është shkruar as data e prodhimit, as e skadimit.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, pasi që mediat, vazhdimisht po raportojnë për prishjen e produkteve ushqimore nëpër marketet e mëdha në Kosovë, pa përjashtim. Deri sa, konsumatorët janë ata që shprehin pakënaqësitë e tyre në media për produktet e prishura, ose të skaduara.
/Kosova Sot/