Estonia mund të bëhet vendi i parë në Evropë që lançon monedhën e saj dixhitale të quajtur “estcoin,” sipas planeve të pionerit të e-residency.
Kaspar Korjus tha në një postim në blog se estcoin do të ofrohet për 27,000 qytetarët dixhital të vendit Baltik regjistruar përmes e-residency.
Monedha nuk do të jetë një rival paralel i euros tha ai. Rritja meteorike e vlerës së bitcoin këtë vit, riktheu vëmendjen e mbarë botës nga një teknologji e re të quajtur bitcoin dhe një nocioni të ri, kriptomonedha.
Korjus tha se estcoin mund të përdoret për tu shërbyer tre qëllimeve: shpërblimi i komunitetit e-resident, verifikimi i identitetit online ose si një formë pagese lidhur ngushtë me euron.
Guvernatori i Bankës Qendrore Estoneze tha se estcoin nuk është një nismë shtetërore dhe se institucioni që ai drejton nuk është konsultuar në lidhje me çështjen.
E lindur si ide në verë, estcoin u kritikua nga Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi i cili tha se e vetmja monedhë e Bashkimit Evropian është euroja.
Korjus tha se estcoin do të ishte thjesht një “token” dhe jo konkurrent i një monedhe tradicionale.
Por secila prej alternativave që ai ofron, mund të funksionojnë vetëm si një formë paralele pagesash të cilat anashkalojnë sektorin bankar.
Kështu Estonia do e gjente veten në kurs përplasjeje me Bankën Qendrore Evropiane nëse estcoin adoptohet.
Një nismë të ngjashme ndërmori edhe qeveria e Nikolas Maduro në Venezuelë kur prezantoi monedhën dixhitale “petro.”
Në Evropë Suedia është shprehur se mund të prezantoi një version e-crown të monedhës vendase. /PCWorld Albanian