Drejtoresha e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Kosovë dhe Maqedoni znj Esther Gravenkotter, është zgjedhur anëtare e Bordit në Odën Ekonomike Gjermano Kosovare.
Kuvendi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, ka zgjedhur anëtarën më të ri të Bordit. Këtë pozitë, nga dita e sotme deri në përfundim të mandatit të Bordit aktual, do ta mbajë znj. Esther Gravenkotter, e cila njëherësh është drejtoreshë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Kosovë dhe Maqedoni. Znj. Gravenkotter, ka marrë mbështetjen e plotë nëpërmes votimit nga anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, prezantë gjatë punimeve të Kuvendit. Ajo ka një përvojë të ngjeshur profesionale dhe ka pranuar me kënaqësi që të ofrojë njohuritë e saj edhe në dobi të Odës Ekonomike Gjermane. Presidenti i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Samir Krasniqi, tha se është nderë që në mesin e shumë anëtarëve të vyeshëm të Bordit Drejtues të Odës, të bëj pjesë edhe një profesioniste e dëshmuar sikur është znj. Gravenkotter.