Eskalon situata: Policia konfrontohet me protestuesit

E publikuar: 12/10/2015 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit të cilët kanë gjuajtur gurë në drejtim të stacionit polciorë, duke kërkuar lirimin e Albin Kurtit.

Në rendin e parë të protestuesve po qëndron edhe Visar Ymeri.

Gjithçka ka filluar me arrestimin e Albin Kurtit nga policia e Kosovës, që sipas Glauk Konjufcës ka ardhur pa flet arrest.

Janë më shumë se 100 protestues para hyrjes së stacionit policor, duke u përleshur me policinë.

Policia po përdorë gaz lotsjellës dhe sprej kurse protestuesit po përgjigjen me gurë, njofton Klan Kosova.

Pjesë e protestës janë edhe kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.