Eskalon sërish protesta në Tiranë, hidhen fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

E publikuar: 20/02/2026 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përfundimit të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit nisën hedhjen e fishekzjarrëve dhe bombave molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

ATSH-ja raporton se forcat e policisë u bënë thirrje protestuesve për të ndalur veprimet e rrezikshme, ndërsa pas përpjekjeve për të qetësuar situatën, nisi përdorimi i ujit për të shpërndarë turmën.

Kjo është protesta e radhës e eskaluar e PD-së, ku protestuesit përplasen drejtpërdrejt me njësitet policore.

Policia e Tiranës paraprakisht ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë.