Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish-drejtori i Telekomit, Shyqyri Haxha, ka treguar raportet që kishte bordi i Telekomit me biznesmenin Blerim Devolli dhe qasjen që kishin anëtarët e këtij bordi ndaj shkeljeve që Z-Mobile bënte gjatë bashkëpunimit të operatorit mobil me ndërmarrjen publike.
Haxha ka treguar për lufinimin e dukurisë SIM to SIM nga ana e ndërmarrjes publike, ndërsa ka folur për të dhënat që tregonin dëmet e mëdha që i vinin Telekomit si pasojë e Z-Mobile’it, ku nga 10 numrat e SIM to SIM, nëntë ishin të Z-Mobile.
Ish-drejtori ka treguar se gjatë shtrimit të kësaj çështje te bordi i Telekomit që kryesohej nga Rexhë Gjonbalaj, e që siç tregon Haxha, e kishin mbrojtur Z-Mobile’in e Blerim Devollit.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: