Është nënshkruar në Vjenë demarkacioni me Malin e Zi

E publikuar: 26/08/2015 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ardian Arifaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi ka konfirmuar për portalin Koha se demarkacioni është nënshkruar në kuadër të Samitit të Vjenës.

“Mund të konfirmoj se demarkacioni është nënshkruar, dhe ai është i plotfuqishëm”, ka thënë Arifaj,.

Marrëveshja ka ngjallur reagime dhe protesta të banorëve të Pejës. Banorët atje thonë se me këtë marrëveshje Kosova ka humbur shumë hektarë tokë në kufirin me Malin e Zi.

Zyrtarët qeveritarë të Kosovës kanë thënë se demarkacioni me Malin e Zi ka qenë një nga kriteret për të nënshkruar MSA-në.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe Qeveria e Malit të Zi.