Isa Mustafa, ish-kryetar i LDK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës, e ka vlerësuar si të matur dhe në dobi të vendit propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një qeverie kalimtare.
Në një prononcim për T7, Mustafa theksoi se, përballë krizës politike aktuale, është e domosdoshme që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të angazhohen për një marrëveshje që do ta nxirrte vendin nga bllokada.
“Qëndrimin që tani e bëri publik LDK e konsideroj shumë të arsyeshëm, të pjekur dhe në interes të vendit. Askush nuk duhet të ketë arsye që në këtë bllokadë politike të mos ulet dhe të merren vesh për një qeveri kalimtare”, ka thënë Mustafa për T7.

















