Ndarja në mes të çiftit Robert Berisha dhe Nora Istrefi ka disa javë që është në qendër të vëmendjes të mediave, megjithëse zyrtarisht asnjëri nuk e ka pranuar.
Portali “Refleskonline” mëson se shkaku i ndarjes së tyre është ‘tradhtia’ që Roberti ia ka bërë Norës. Siç mëson portali, vajza e cila Roberti ka filtruar është Laureta Maqedonci.
Vlen të theksohet se mbrëmë ishte një ditë e veçantë për Norën. Ajo ka pasur ditëlindjen dhe ka mbush 30 vjet por që as në këtë natë Roberti nuk ishte i pranishëm.
Derisa Nora nuk ka bërë publike vendndodhjen, Roberti shihet me shoqëri, pa prezencën e bashkëshortes, në një lokal në Prishtinë.
Poashtu, dyshja ishin edhe më parë të përfolur për shkak të një fëmijë jashtë martesor të Roberitit. /Refleksonline/























