Është identifikuar personi që u fut më veturë në sheshin “Nëna Tereza”

E publikuar: 13/01/2017 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e ka identifikuar personi që ishte parë në video xhirime duke lëvizur me veturën e tij ne sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, natën e ndërrimit të moteve.

Ditë më parë është publikuar një video xhirim ku shihet një veturë e cila me shpejtësi të madhe lëvizë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ndërkohë që policia ka parë pamjet e tilla, menjëherë ka filluar punën për zbardhjen  e rrethanave të kësaj ngjarjeje me fokus zbulimin e identitetit të ngasësit dhe identifikimin e veturës.

“Kësisoj më datë 12.01.2017 pas shumë veprimeve të ndërmarra, policia ka identifikuar veturën si dhe  ngasësin e veturës. A. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit menjëherë ka shqiptuar masën administrative të fletëparaqitjes për gjykatë, për veprimin kundërvajtës në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni nga ku janë publikuar pamjet: