Është hera e dytë që Rexhep Shoshi e rrah Veton Surroin

E publikuar: 09/03/2016 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është hera e dytë që Veton Surroi është rrahur nga Rexhep Shoshi.

Veton Surroi ka marrë shenja në fytyrë nga rrahja me Rexhep Shoshin sonte në parkingun e restorantit ‘Ultra’ në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur kur Surroi ka fotografuar makinën e Shoshit, duke shtyrë këtë të fundit për ta goditur në fytyrë.

Express mëson se kjo është hera e dytë që Shoshi rrah Surroin.

Për rrahjen e parë Shoshi ishte dënuar nga Gjykata me 100 euro.

Ndërkohë pas intervistimit në polici, të dy janë lëshuar për në shtëpi. /Express/